Ante Cacic

Sport

“Vijmë të luajmë në San Siro si kryesues të grupit. Por ndeshja kundër Milanit do të jetë mjaft e vështirë. Ne shpresojmë të përsërisim paraqitjen e bukur që bëmë ndaj Chelsea. Skuadra është gati për të dhënë gjithcka. E kam të vështirë të jap një përgjigje se cilën shoh më të fortë mes Chelsea dhe Milanit. Janë të dyja skuadra të mira. Diferenca është që me Chelsean luajtëm në shtëpi, kurse tani do të jemi miq të Milanit. Për momentin, shoh kuqezinjtë pak më të fortë. Por e kemi analizuar lojën e kundërshtarëve tanë në detaje dhe sigurisht do të bëjmë maksimumin për të mos e lënë të luajë. Dihet që Milani është fabvorit, megjithatë edhe ne i dimë forcat tona dhe do të japim më të mirën për të dalë me rezultat sa më pozitiv”.