SAELEMAEKERS, MESFUSHORI I MILANIT

Sport

Të shënosh në Champions League është një ëndërr që të gjithë e kanë, kur ndodh të jep një gëzim të jashtëzakonshëm. Tani duhet të luajmë si ekip në ndeshjet e ardhshme dhe t’i fitojmë ato, kjo është ajo  që ka më shumë  rëndësi. Cdo takim  është i rëndësishëm për ne. Nuk po shikojmë se çfarë bëri Dinamo në ndeshjen kaluar, ne mendojmë të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë. Në fushë jemi si një familje. Ne gjithmonë japim gjithçka dhe përpiqemi të zbatojmë direktivat e trajnerit. Gjëja më e rëndësishme është të luajmë me mentalitetin e duhur dhe të ndihmojmë skuadrën. Mundohem të jap gjithçka në stërvitje dhe të luaj në maksimum në çdo ndeshje për të ndihmuar Milanin të fitojë.