Kepa Arrizabalaga, portieri i Chelsea:

Sport

“Na pret një ndeshje e madhe. Nuk do të jetë e lehtë, pasi për të arritur atë që duam, nevojitet më shumë se sa maksimumi. Duhet të jemi perfektë në çdo hap që hedhim në fushën e lojës. Do të përpiqemi të bëjmë një paraqitje më të mirë se sa ajo në ‘Bernabeu’. I kemi të gjitha mundësitë për ta realizuar diçka të tillë, por për këtë, duhet që fillimisht të jemi të qetë në mendjen tonë. Na duhet të shtyjmë sa më shumë përpara, të krijojmë raste shënimi dhe të jemi konkretë në atë se çfarë duam të bëjmë. Nëse ia dalim të jemi cinikë në të dyja repartet, atëherë kemi gjetur edhe çelësin e suksesit.”