CHELSEA vs REAL MADRID TS1 HD, 21:00 – Frank Lampard, trajner i Chelsea:

Sport

“Është detyra jonë si skuadër që të luajmë me dëshirën e vullnetin për të përmbysur situatën. Jam i sigurt që na pret një atmosferë fantastike në stadium dhe nga lojtarët pres që të frymëzohen nga një gjë e tillë. Tifozët mund të na ndihmojnë vërtet, sepse na japin një shtysë për t’i bërë gjërat me një ritëm më të shpejtë dhe me më shumë vendosmëri. Real Madrid ka një trajner të shkëlqyer, që e kuptoj shumë mirë nga koha kur kam luajtur për të. Ata kanë një grup lojtarësh që vazhdojnë të luajnë prej kohësh në maksimumin e tyre sa i përket niveleve të tilla dhe që në sfida si kjo, dinë të bëjnë diferencën. Flas këtu për emra si Modric, Kroos apo Benzema, pa i hequr asnjë meritë lojtarëve të tjerë, që mbeten ndër më të mirët në botë në rolet e tyre. Në aspektin individual, talenti i tyre është për t’u admiruar. Megjithatë, ne nuk kemi më pak cilësi. Ndonëse vijmë nga një pozitë jo shumë e mirë nga ndeshja e parë, skuadra ime është gati të luajë për të marrë maksimumin, duke e trajtuar përballjen e sotme si një ndeshje krejtësisht ndryshe nga takiki i parë. Nuk mund të them se çfarë ndryshimesh do të bëj në aspektin taktik apo në formacion, por ju siguroj se të gjithë kemi marrë mësimet e duhura nga ajo që ndodhi një javë më parë.”