De Biasi: Më vjen keq për Panuccin, por….

Sport

odpsfidos.jpg

Shkarkimi i beftë i Christian Panucci-t nga Federata Shqiptare e Futbollit pas humbjes me Turqinë, ka bërë jehonë të madhe në Itali, aty ku thuajse është pasqyruar në të gjithë mediat sportive. Nuk ka mungaur një koment edhe nga ana e ish-teknikut italian të Kombëtares, Gianni De Biasi.
“Më vjen keq që Panucci përfundoi këtë aventurë te Shqipëria, më shumë nuk di të them. Vërtet që nuk më vjen mirë, sepse unë vijoj të jem një tifoz i madh i Shqipërisë. E ardhmja ime? I kam thënë jo Venezias dhe Frosinones, por edhe përfaqësueses armene. Objektivi im është që sezonin e ardhshëm të jem në drejtimin e një klubi, ose kombëtareje që duhet të plotësojnë disa kushte”, ka thënë De Biasi në rolin e opinionistit të programi “90 minuto” te Rai Due.
Ky i fundit u largua i ngritur në qiell nga krerët e futbollit shqiptar dhe tifozët kuqezi, pasi arriti ta dërgojë Shqipërinë për herë të parë në një Europian, konkretisht në atë që u zhvillua në Francë në vitin 2016-s Panucci, në të kundërt, iku me nerva të shkatërruara pas vetëm 4 fitoreve në 15 ndeshje që drejtoi përfaqësuesen tonë. De Biasi u largua nga drejtimi i kombëtares shqiptare në qershor të vitit 2017, menjëherë pas fitores 3-0 të Kombëtares shqiptare ndaj Izraelit në kualifikueset e Botërorit 2018, por pa e mbyllur këtë fushatë eleminatore. Vendin e tij e mori pikërisht Christian Panucci, i cili nuk mundi dot të përsërisë arritjet e bashkëkombësit e tij, hija e të cilit rëndonte shumë mbi të. Aq sa u detyrua të ikë nga Shqipëria pikërisht gjatë fundjavës së kaluar, pas humbjes së radhës në premierën e eleminatoreve të Evropianit 2020, kundër Turqisë.