PSG-ja përgatit ofertë për Ronaldon

Sport

psg-620x330

Skuadra kampione e Francës, Paris Saint-Germain, është duke përgatitur ofertë për të transferuar verën e ardhshme superyllin portugez të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, përcjell “L’Equipe” të mërkurën.

Ronaldo do të transferohet si pasardhës i Zlatan Ibrahimoviqit. Ibrahimoviq ka kontratë me PSG-në deri në verën e vitit 2016 dhe nuk mendon ta vazhdojë.
Ronaldo ndërkohë gjendet në krye të listës së dëshirave të Parisit. Ronaldo te Parisi do të ketë një kontratë të vlefshme 18 milionë euro në vit.