MOTO GP, Rossi: Dua ta mund Marquez në Sachsenring

Sport

rossi1212i

Mark Marquez duket i pamposhtur. E megjithatë, Valentino Rossi nuk ka ndërmend të dorëzohet. Vendi i pestë i arritur në Assen nuk i ka pëlqyer shumë pilotit italian të Yamaha, i cili synon të marrë revansh në Sachsenring. Një pistë ku rivali spanjoll ka rezultuar gjithmonë fitues. Markuez triumfon pa ndërprerje në pistën gjermane që prej 2010-s, fillimisht në klasin 125cc e më pas 5 herë radhazi në Moto Gp. Për të thyer këtë dominim do të duhet një Yamaha në lartësinë e duhur, praktikisht siç ishte në Assen, ku partneri i Valentinos, Maverick Vinales, u rendit i treti dhe ku vendi i pesë i Rossit ishte frut i një dueli me Andrea Dovizioson që i penalizoi të dy. Gara e Assen ishte e pabesueshme me më shumë se 100 parakalime të realizuara, por që u vendos nga sprinti final i Marc Marquez.

rossiiisi
Për Rossin, përsëritja në Gjermani e një paraqitjeje si ajo në Holandë, nuk do të jetë e lehtë, duke parë që bëhëet fjalë për një pistë atipike, ku nga 13 kthesa në total, plot 10 janë në të majtë. “Në Assen zhvilluam një garë të pabesueshme. Nuk e di nëse në Sachsenring mund të përsërisim atë që bëmë në Holandë. Por do të kërkojmë gjithsesi të jemi mes më të mirëve”, ka shpalosur italiani i Yamaha, i vetëdijshëm se vitet e fundit nuk i ka ecur shumë në Gjermani. Sipas tij, gjëja më e rëndësishme do të jetë të kuptohet potenciali që zotëron motorri dhe të punohet inensivisht që nga provat e lira të së premtes, për të qenë gati për garën. “Në tërësi kam shumë besim, pasi ndihem mirë dhe skuadra ime po punon shumë mirë. Kjo e Sachsenring do të jetë gara e fundit përpara pauzës verore, prandaj dua të bëj ç’mos për të mbyllur sa më mirë pjesën e parë të sezonit”, ka premtuar Rossi.