Champions, rinisin emocionet

Sport

gun  1381310671 uefa champions league 2
60 vjet nga ndeshja e parë e formatit të vjetër të Ligës së Kampionëve, në shtator të 1955-s, kompeticioni madhor që mbledh klubet më të mirë të Europës rikthehet të emocionojë “Kontinentin Plak”. Me ndeshjet që vijnë të transmetuara ekskluzivisht në TRING SPORT HD.
Prej një dekade, fitueset dalin nga “Top 4-shja” e kampionateve të Europës. E pikërisht ekipet kryesorë të Spanjës, Gjermanisë, Anglisë e Italisë nisen si favoritë për të rrëmbyer edhe këtë herë trofeun, në finale e 28 majit të vitit të ardhshëm në “San Siro” të Milanos. Mbetet të shihet nëse Barcelona do të arrijë të thyejë tabunë që zgjat prej vitit ’90, atëherë kur Milani për herë të fundit fitoi Kupën e Kampionëve dy herë radhazi.
Por deri në mesin e 2016-s, stadumet më prestigjozë dhe tifozët anembanë Europës janë gati të presin e mbështesin sfidat emocionuese. Nga gjallëria e Londrës te tradita e Madridit, nga Parisi i rafinuar te Roma epike, duke kaluar nga Torino e ftohtë e Barcelona e trazuar. Notat e himnit të famshëm do të dridhin zemrat e sportdashësve, kudo që ndodhen.
Futbollistët më të fortë në botë do të zbresin në tapetët e gjelbërt, për t’i dhënë jetë betejave, që si përfundim kanë një qëllim të vetëm: fitoren. Me qëllimin për të rishkruar historinë. ..