Mayweather tërhiqet nga boksi me fitoren e 49 në karrierë

Sport

download
Floyd Mayweather Jr. i ka dhënë lamtumirën boksit pas një karriere të pabesueshme prej rreth dy dekadash. 38-vjecari e përmbylli karrierën me fitoren e 49-të përballë Andre Bertos, duke barazuar kështu edhe rekordin e legjendës së viteve ’50-të, Rocky Marciano.
Në “MGM Grand Garden Arena” të Las Vegasit, Mayweatherit iu desht vetëm vendimi i jurisë që të mundte kundërshtarin e tij. Pas 12 raundesh, 38-vjeçari fitoi me një vendim unanim nga të 4 gjyqtarët e takimit. Kjo ishte një përballje që u përfol shumë për faktin se Berto vinte pas 3 humbjesh dhe u përzgjodh dukshëm vetëm që Mayweather ta përmbyllte karrierën pa humbje.
Pas ndeshjes 38-vjecari njoftoi zyrtarisht tërheqjen nga boksi, me 49 fitore ku 26 prej tyre i ka mbyllur me nokaut. Mayweather tërhiqet nga ky sport pasi ka arkëtuar plot 800 milionë dollarë si i pamposhtur. Duhet thënë se karriera e tij ka njohur edhe momente të ulëta, ku sidomos periudha prej dy muajsh burg që ai kreu për dhunë në familje, ishte një njollë për arritjet e tij sportive.
Mayweather tërhiqet, por kjo nuk është hera e parë që ai largohet nga ringu dhe nuk është çudi që në një të ardhme ta rishohim duke u ndeshur në përpjekje për të arritur kufirin e pa shkelur nga askush, 50 fitore pa asnjë humbje.