Shawn Mendes dhe Camila Cabello ribashkohen në “Coachella” një vit pas ndarjes

Showbiz

Shawn Mendes dhe Camila Cabello u panë para disa ditësh duke biseduar në “Coachella”, një vit pas ndarjes së tyre.Këngëtari i hitit  “Stitches”, dhe ylli i hitit “Havanna”, u kapën nga kjamerat duke festuar së bashku gjatë festivalit  dhe videoja shumë shpdjtë qarkulloi në rrjetet sociale, duke rikthyer shpresat e fansave të ish-çiftit që ata të riktheheshin sërish së bashku.

Në videon e shkurtër, shihet se Cabello i pëshpërit diçka në vesh Mendes, i cili po mbante në duar një pije. Në një tjetër klip, ish-çifti ngritën gotat e tyre teksa festonin me miqtë.

Dy yjet muzikës e filluan lidhjen e tyre romantike në korrik të v. 2019 kur edhe realizuan bashkëpunimin tejet të suksesshëm, që shënoi një nga hitet më të nxehta të asaj vere me titull“Segnorita’, dhe i dhanë fund lidhjes së tyre romantike një vit më vonë, në nëntor 2021. Muajt e fundit, Mendes u përfol për një lidhje me 51-vjeçaren, Jocelyne Miranda.