Boateng refuzoi Manchester United për shkak të pagës

Sport

Jerome Boateng
Jerome Boateng është në listën e të preferuarve të Mourinhos sa i përket përforcimeve të Manchester United gjatë kësaj merkatoje. Mbrojtësi gjerman qe shprehur hapur se do t’i pëlqente një aventurë e re jashtë Bundesligas, pas disa viteve me fanellën e Bayern Munchen. Mirëpo ajo që ka penguar transferimin e tij në “Old Trafford” mendohet të ketë qenë paga.
Mediat angleze konfirmojnë se mes Boateng dhe Mourinho ka patur disa biseda telefonike, ndërkohë që për Bayern, 29-vjeçari nuk është i pashitshëm. Boateng ka një kontratë aktive me kampionët e Gjermanisë deri në vitin 2021 dhe vlera e tij mendohet të jetë diçka më shumë se 50 milionë euro. Sa i përket problemit të pagës, tek United atij i kanë ofruar një shumë të ngjashme me atë që shtatlarti fiton aktualisht tek Bayern, rreth 8 milionë euro. Ndërsa Boateng, që të pranojë kalimin në Manchester, kërkon të paktën 10 milionë euro. Për momentin gjërat mendohen të kenë mbetur pezull, me “djajtë e kuq” që kanë siguruar akordin me Toby Alderweireld, dhe janë pranë një marrëvëshjeje me 25-vjeçarin e Leicester City, Harry Maguire.
Megjithatë, tek Bayern kërkojnë t’i paraprijnë çdo gjëje, dhe drejtuesit bavarezë janë vënë në kërkim të një zëvendësuesi të Boateng.