ASLLANI, INTERI IDEON SHKEMBIMIN E BUJSHEM ME MONZAN

Sport

“Nuk kam ndërmend të iki nga Interi”. Në këtë mënyrë, Kristjan Asllani, ishte përgjigjur nga grumbullimi i Kombëtares, në lidhje me të ardhmen e tij, sa i takon sezonit të ri. Në fakt, Mesfushori shqiptar ka pohuar në disa raste dëshirën e tij për të qendruar me fanelën zialtër, përkundër konkurrencës së ashpër që duhet të përballojë. Mirëpo vazhdimi i aktivizimit të tij me Interin mbetet në diskuim, dhe është i lidhur sidomos me një shok të tij të repartit, si Marselo Brozovic. Nëse kroati largohet drejt Al-NAser ose Barcelona – kundrejt 25 milionë eurove që kërkon Interi -, atëherë mund të ketë më tepër hapësira për shqiptarin. Mirëpo përndryshe, nuk përjashtohet të përfshihet në një operacion që mund t’i shërbejë Interit për të mbërritur te Carlos Augusto, Pikërisht, zikaltërit po ideojnë afrimin e anësorit të Monzas dhe në këmbim, Monza ka kërkuar ish-mesfushorin e Empolit, i cili mund të dërgohet në skuadrën e Rafaele Paladinos. Sic ka bërë të ditur gazetari Fabio Bergomi në Twiter, drejtuesit e klubit milanez dhe Monza kanë nisur një tratativë merkatoje që parashikon shkëmbimin e huazimeve, pikërisht mes Carlos Augusto e Asllanit. Mbrojtësi brazilian i Monzas është kthyer në një objektiv të zikaltërve për korsinë e majtë, sidomos në rast largimit të Robin Gosens. Ndërkaq për gjermanin, në horizont është mundësia për të kaluar në Bundesligë, aty ku janë të interesuar klube si Union Berlin, Volfsburgu apo Shalke 04.