E synonin të gjitha klubet e mëdha, Rabiot mer vendimin përfundimtar!

Sport

adrieniii

Ishte synim për të gjitha klubet e mëdha, por ja që Adrien Rabiot e ka bërë zgjedhjen e tij. Sipas mediave spanjolle, sezonin e ardhshëm shtatlarti 23-vjecar nuk do të luajë për PSg, as për Manchester City-in e as për Liverpoolin, por për Barcelonën. Mundo Deportivo raportoi me ngulm të martën se Rabiot nuk do të nënshkruajë kontratë të re me gjigandët e PSG duke i dhënë kështu fund një historie 7-vjecare të nisur që kur ai ishte vetëm 16-vjec. Në Paris ka udhëtuar herë pas here sekretari teknik i klubit katalan Eric Abidal, i cili thuhet se ka marrë nga e ëma e Rabiot, që është njëherësh agjentja e tij, fjalën se në fillim të vitit të ardhshëm ai do të pranojë të firmosë për klubin blaugrana.

adrien

Menaxheri i përgjithshëm i klubit Jose Segura thuhet të jetë vënë gjithashtu në dijeni rreth kësaj marrëveshjeje verbale. Sipas rregullores nëse vendos përfundimisht të mos ripërtërijë një kontratë, një futbollist ka të drejtë të firmosë para-kontratë me një klub tjetër deri 6 muaj para fundit të sezonit. Me fjalë të tjera në qershor Rabiot do të kalojë te katalanasit me parametër zero. Gjithsesi në kampin katalan nuk janë ende 100% të sigurt. Përvoja e vitit që shkoi ku rastet e Dani Ceballos apo dhe të Antoine Griezmann që dukeshin shumë pranë kalimit në Camp Nou, i bën katalanasit dyshues deri në fund të operacionit.