Demet Özdemir dhe Oğuzhan Koç/ Bëhet publike data e martesës

Sport

Demet Özdemir, protagonistja e serialit “Një puthje në errësirë”, e cila prej pak kohësh endet në ujrat e ëmbla e të qeta të dashurisë me këngëtarin Ouzhan Koç, pas fejesës, po thur e po i jep formë planeve për martesë muajin e ardhshëm…Në daljen e fundit publike, ata dukeshin të lumtur e plot humor ndërsa gjatë intervistës me gazetarët kanë zbuluar edhe datën e martesës. Këngëtari tha se pushimet dhe dashuria e kishin ‘dehur’ dhe frymëzuar. Ata të dy janë shfaqur të pandarë, por edhe kësaj here aktorja u shpreh se nuk i pëlqente të jepte detaje para kohe pë çeshtjet nga jeta private, megjithatë u mjaftua me informacionin se dasma e tyre do të ishte një ceremoni madhështore me shumë të ftuar, jo vetëm familjarë e miq, por edhe koleg artistë të dyshes së famshme. Duke qeshur, pa e fshehur sensin e humorit, Ozdemir ka ftuar edhe gazetarët të cilët nuk i lanë vetëm në rrugëtimin e dashurisë së tyre! ‘26 Gushti’, është data të cilën çifti shpalli si ditën e shënuar! Ndërsa lidhur me projektet e reja ata u shprehën se do të preokupohen plotësisht në sezonin e ardhshëm.