Elita Rudi puth delfinin! Komenti i Gjikos në foto i ‘irriton’ të gjithë

Showbiz

Elita dhe Gjiko janë një çift i mirënjohur për publikun shqiptar. Ata pas sezonit veror duket se po shijojnë ditët e ngrohta të shtatorit për të kaluar disa pushime. Këngëtari i drejtohet hoxhës Shefqet Krasniqi duke bërë shaka dhe e pyeste çfarë të bëjë tani që kapi gruan mat:
“E kapa gruan duke puthur delfinin. Çfarë të bëj?”, shkruante Gjiko në koment.
Por këto fjalë kanë nxehur ndjekësit e çiftit të cilët shprehen se është gjynah të bësh pyetje të tilla duke treguar mungesë respekti ndaj hoxhës.
“Sa i përket këtij komenti, dua të bëj një sqarim të shkurtër për ata që s’kanë sens humori. Unë personalisht e çmoj shumë dhe kam respekt shumë të madh për dr. Shefqet Krasniqi që nuk ma hiqni dot juve që po shani e po ofendoni nëpër komente. Veç dijeni se më shumë po hyni në gjynah se unë me një koment që s’kam ofenduar askënd personalisht dhe moralisht. Po Zoti është i madh dhe thonë që siç ke zemrën ashtu ta jep. Faleminderit për mirëkuptimin. Respekte!”, shkruan Gjiko