Elvana Gjata nuk mjaftohet me fustanin, së shpejti nje bashkëpunim me…

Showbiz

Pas hitit “Fustani”, Elvana Gjata ka gati bashkëpunimin e ri . Ajo vetë ka zbuluar se së shpejti do të publikojë projektin e ri duke publikuar pak nga kënga në Instastory.

Kënga do të vijë në bashkëpunim me Ardian Bujupin i cili gjithashtu ka publikur në Instastory një pjesë nga kënga ku dëgjohet zëri i Elvanës.

Asnjë prej tyre nuk e ka konfirmuar bashkëpunimin, por fansat menjëherë kanë zbuluar se Elvana dhe Ardiani po vijnë me një këngë bashkë…