Elvana Gjata zbulon surprizën e radhës…

Showbiz

elvana gjata
Elvana Gjata është konsideruar gjithmonë si një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare, e cila ka qëndruar pranë shijeve të publikut duke sjellë herë pas here projekte të ndryshme muzikore. Disa javë më parë bukuroshja solli këngën e saj më të fundit i cili ishte një bashkëpunim i Aida Barakut dhe kantautorit Armend Rexhepagiqi, me titull ‘Tavolina e mërzisë’.

Screenshot 4 14

Pa kaluar ende shumë kohë nga ky projekt, këngëtarja ka paralajmëruar se do të sjellë një tjetër këngë në bashkëpunim me LyricalSon, e cila titullohet ‘Pa dashuri’.Ashtu siç ka treguar dhe vetë Elvana në ‘Instagram’, kënga do të jetë pjesë e komedisë ‘2 Gisht Mjaltë’ dhe në të ajo do të shfaqet e veshur si nuse.Nuk dihet ende data e publikimit të saj, por është e sigurt se fansat e këngëtares janë duke e pritur me shumë kuriozitet surprizën e radhës nga Elvana.