Emina Cunmulaj flet hapur për shtatzaninë: Ato që askush nuk ua tregon!

Showbiz

eminaaaa
Dy javë më parë modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj u bë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë vajzën e pagëzuar me emrin Mia Sorayae. Gjatë kësaj periudhe modelja ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale duke postuar momentet e ëmbla që kalon me vajzat e saj. Megjithatë, Emina ka treguar një anë tjetër të medaljes. Ajo tregon se sa dhimbje duhet të kalojë një nënë nga ngjizja dhe deri tek lindja.

emina lindje

“Dashuria dhe dhimbjet pas lindjes. Gjërat që i dimë, por ne si nëna i harrojmë dhe krejt papritur i kujtojmë sërish. Dhimbjet e mitrës kur ushqejmë me gji fëmijën nuk janë shaka, në disa raste dhimbjet janë po aq të fuqishme sa edhe dhimbjet e lindjes, por ne si gra jemi të paarritshme sepse ne luftojmë përkundër çdo gjëje, në mënyrë që fëmijët tonë të jetë të shëndetshëm dhe të marrin vlerat ushqyese që ata meritojnë. Ndjej privilegj çdo herë që ushqej me gji, sepse e di që shumë gra mundohen dhe e kanë shumë të vështirë”,- shkruan Emina.

emina gocat