Emma Watson rikthehet me ish-in?

Showbiz

watson
Aktorja e njohur dhe fotografi Chord Overstreet duket se kanë vendosur të rikthehen bashkë. Lajmet e para për lidhjen e tyre kanë filluar në shkurt të këtij viti, teksa ata u panë në një koncert bashkë duke shkëmbyer puthje dhe përqafime. Mirëpo, në maj u përfol për një ndarje e cila as u pohua dhe as u mohua prej tyre.

emma

Megjithatë, duke njohur natyrën tejet të rezervuar të aktores, nuk mund të prisnim ndonjë deklaratë prej saj. Gjithsesi, duket se periudha e shkëputjes së tyre ka përfunduar dhe tashmë janë mjaft të lumtur me njëri-tjetrin.