Enca i përgjigjet publikisht atyre që e gjykuan për ekspozimin e gjoksit

Showbiz

Enca është një ndër këngëtaret më të përfolura të skenës shqiptare.
Në foton e fundit të publikuar në Instagram më shumë se ajo, vëmëndjen e tërhiqte gjoksi i saj. Këngëtarja ka dhënë një shpjegim, madje foli në emër të të gjitha vajzave me gjoks të madh.

“Le të themi se gjoksi nuk është sikur qenushi që e nxjerrim nga shtëpia kur të duam. Ne vajzat me gjoks të madh dhe duam a s’duam gjithmonë bije në sy”, ka shkruar ajo.
Gjithashtu shtoi se edhe po të vishte diçka më të mbyllur në videon e fundit, gjoksi i saj sërish do të binte në sy të të gjithëve.
Kënga e saj e fundit është “Jealous” të cilën e solli me video teksa shihen shumë bukuroshe të veshura në bikini.