Ermal Fejzullahu tregon se kujt i është “borxhli” prej 16 vitesh…

Showbiz

Ermal Fejzullahu është një nga artistët më të dashur të skenës shqiptare. Pas 16 vitesh karrierë në skenën shqiptare, këngëtari ka zgjedhur t’i falenderojë të gjithë mbështetësit e tij me anë të një postimi në ‘Instagram’.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ermal Fejzullahu (@ermal.fejzullahu) on


“Dua të falënderoj të gjithë publikun shqiptar kudo që jeni për përkrahjen që më keni dhënë këto 16 vite. Ju jam borxhli gjithë jetën që të mundohem t’iu sjell këngë dhe risi. Pa ju asgjë nuk do ishte e mundur. Ju njoftoj se brenda pak ditëve do të vijë një super bashkëpunim. Me shumë dashuri dhe respekt, i juaji Ermal Fejzullahu’, ka shkruar 30-vjeçari bashkangjitur fotos së tij në rrjetet sociale, duke zbuluar dhe projektin e tij të radhës, i cili pritet të jetë një tjetër bashkëpunim.
Gjithashtu fansat nuk kanë ngurruar t’i tregojnë dashamirësinë dhe vlerësimin e tyre për këngët që Ermali ka sjellë ndër vite edhe në këtë postim.