Engin Akyurek prek zemrat e të gjithëve me veprimin e fundit!

Showbiz

Aktori i njohur është kthyer ndër personazhet e preferuar në Amerikën latine. Fansat e tij janë të shumtë, sidomos në Brazil Kili, Argjentinë dhe Peru. Duke parë numrin e konsiderueshëm të fansave nga këto vende, vitin e kaluar Engin u mundua t’i vizitonte e të takonte shumë prej tyre.

Por, ajo çka i bëri akoma më tepër për vete fansat, ishte një tjetër veprim i Engin. Aktori është pjesë tashmë e një fondacioni të krijuar për të mbrojtur fëmijët e dhunuar. Në ndihmë të kësaj nisme, Engin ka dhuruar plot 100 mijë $, një shifër mëse e konsiderueshme. Gjesti i tij human është velrësuar tejmase dhe kjo e ka bërë akoma më të dashur e më të njohur Engin për publikun.