Era Istrefi nominohet për çmimin ndërkombëtar…

Showbiz

era cmim
Era Istrefi tashmë është një emër i njohur në të gjithë botën. Kënga e saj ‘Bonbon’ u kthye shumë shpejt në një hit internacional, duke u bërë e para këngë shqiptare që arrin më shumë se gjysmë miliard klikime në ‘Youtube’. Pas suksesit të këngës, për Erën u hapën edhe dyert e një karriere ndërkombëtare. Si fillim ajo nënshkroi kontratë më një nga shtëpitë më të mëdha muzikore në botë dhe tani renditet në listë me artistët më me influencë.

Screenshot 24 3

Në muajin korrik këngëtarja na bëri të gjithëve krenarë me performancën e saj në “Botëror 2018” ku këndoi përkrahë Nicky Jam dhe Will Smith. Mirëpo sukseset e Erës në arenën ndërkombëtare nuk kanë fund dhe këngëtarja shqiptare po na bën sërish krenarë. Ajo është nominuar në çmimet “BreakTudo Awards 2018” në kategorinë e “Artisiti i ri ndërkombëtar”, ku marrin pjesë shumë emra të njohur të muzikës. Konkurrimi i Erës në këtë kategori është bërë publik edhe në faqen zyrtare të këtij kompeticioni, ku njoftohet se votimet zgjasin deri në datën 15 tetor.

Lexoni gjithashtu:John Legend sapo hyri në histori…