Apple prezanton sot iPhona-t e rinj…

Teknologji

apple
Ditën e sotme të gjithë të apasionuarit pas produkteve të kompanisë “Apple” do të kenë mundësinë të shohin eventin më të madh të vitit. Eventi quhet ‘Gather Around’ dhe kompania do të prezantojë telefonat e një niveli të ri.

iphone

Modelet e reja që do të prezantohen quhen iPhone XS, iPhone XS Plus dhe iPhone XC. Në rrjet qarkullojnë pamje dhe çmime të telefonave të rinj. Flitet se iPhone XS do të kushtojë 1079 dollarë dhe iPhone XS Plus 1225 dollarë. iPhone XS pritet të jetë një përditësim i X me një ekran ‘OLED 5.8-inch’. XS Plus mendohet të quhet XS Max dhe do të ketë një ekran ‘6.5 inch OLED’. Për këto edhe shumë surpriza të tjera mund të ndiqni sot live eventin faqen e ‘web-it’ të “Apple”.

Lexoni gjithashtu: Instagrami përgatit risinë e fundit, përdoruesit nuk mund të bëjnë asnjë veprim!