Era Istrefi sapo i dha «një dorë» karrierës ndërkombëtare të Norës!

Showbiz

era nora
Prej kohësh kemi dashur një këngë nga Era dhe motra e saj Nora Istrefi. E tani dëshira jonë është plotësuar pasi shumë shpejt do kemi në’duart tona’ këngën e tyre më të re. Kënga është gati dhe përpos këtij fakti ato do të vijnë në bashkëpunim me këngëtarin me origjinë shqiptare i njohur në mbarë botën, Claydee.Që do të vinte një bashkëpunim midis Erës dhe Claydee-t e kemi mësuar më parë dhe këtë gjë e kanë bërë vetë ata të ditur, por që surpriza do ishte Nora këtë se kemi pritur. Madje fundjavën që kaloi të tre u gjendën në Athinë në shtëpinë diskografike.