Era Istrefi sjell së shpejti bashkëpunimin e ri, me reperin…

Showbiz

Era Istrefi është padyshim duke ndjekur hapat drejt suksesit në muzikën ndërkombëtare, por nuk ka braktisur as tregun muzikor shqiptar dhe kjo u duke qartë dhe me bashkëpunimin me motrën e saj Nora Istrefi, që rezultoi në një sukses të vërtetë.Së fundmi është zbuluar se këngëtarja mund të bashkëpunojë tani me një tjetër reper shqiptar.Era do të jetë në bashkëpunim me reperin Azet i cili jeton në Gjermani dhe videot e tij kanë me miliona klikime në Youtube.

Ai spikati akoma më tepër në Shqipëri pas bashkëpunimit me Noizy-n dhe Zuna-n dy vite më parë, “Nummer 1”Reperi pritet gjithashtu të bashkëpunojë me një tjetër artiste shqiptare që po shijon sukses ndërkombëtar së fundi, Dhurata Dora.Do të ishte bashkëpunimi i parë i Era Istrefit me një reper që prej “No I Love Yous” me French Montana-n gati dy vite më parë.