Kylie Jenner kthehet në burim frymëzimi për të gjithë familjen…

Showbiz

Vetëm sepse janë shumë të pasura, nuk do të thotë që motrat Kardashian/Jenner nuk shkëmbejnë veshje me njëra-tjetrën, ose të blejnë të njëjtat gjërat. Mesa duket, Khloe bashkë me dy mikeshat e saj të ngushta, kanë filluar pushimet verore.

Sigurisht, vajzat kanë ndarë disa foto në ‘Instagram’, por çfarë ka rënë më shumë në sy, ka qenë bikini i Khloe-s, i cili është identik si ai i Kylie-t. Jo vetëm kaq, por edhe pozat e Khloe-s kanë qenë të njëjtat me ato të motrës së saj. Sigurisht, fansat e tyre e kanë vënë re këtë gjë, megjithatë të gjithë kanë komentuar format perfekte të motrave, si dhe vogëlushen e saj True, e cila ka qenë me to në pushime.