Eugent Bushpepa bën krenarë të gjithë: Pas tre vitesh mungesë, Shqipëria kualifikohet në finale…

Showbiz

bushpepa eurovizion
Këngëtari ka bërë një performancë të shkëlqyer mbrëmjen e djeshme, duke arritur kështu të kualifikohet për finalen e Eurovizionit. Ai kishte vendosur që këngën “Mall” ta këndonte në shqip dhe jo të bënte një variant anglisht të saj, siç mund të ketë ndodhur shpesh herë me këngëtarë të tjerë.

eugenti euro

Me zërin e tij potent, Eugenti më në fund pas tre vitesh mungesë, e ka rikthyer Shqipërinë tek lista e finalistëve në kompeticionin më të madh të muzikës. Finalja do të mbahet në 12 maj dhe në garë do të jenë 26 shtete. Hera e fundit që Shqipëria ka qenë në finale, ka qenë përpara tre vitesh nga këngëtarja Elhaida Dani.