Eugent Bushpepa në zi, babi i tij ndërron jetë!

Showbiz

eugentii
Artisti shqiptar Eugent Bushpepa ka humbur ditën e djeshme babain e tij Gjonin pas një aksidenti me makinë ndodhur në kryeqytet.Aksidenti fatal ka ndodhur disa ditë më parë, e që pas përplasjes i ati i këngëtarit ndodhej në gjendje koma në spital, pa mundur të rekuperohet.

Screenshot 6 13

Lajmin e trishtë e ka ndarë me publikun gazetari dhe publicisti Gjergj Marku, i cili në një status të dedikuar shkruan se ceremonia mortore do të mbahet në vendlindjen e këngëtarit, në Rrëshen, ndonëse familja Bushpepa prej vitesh jetonte në Tiranë.