Humbja që e ka trishtuar kaq shumë aktoren Ezgi Mola!

Showbiz

Ezgi Mola, ka përjetuar një tjetër humbje që e ka lënduar! Pas humbjes së qenit e saj tibetian ‘Sushi’ tre muaj më parë, aktorja, e cila gjithmonë e ka vlerësuar dashurinë ndaj kafshëve dhe e ka përkufizuar atë, si “vyrtytin dhe mencurinë e zemrave të dhembshura”, ndau pak ditë më parë me ndjekësit në rrjetet sociale, dhimbjen për ‘largimin’ e qenit të saj ‘Kuki’.

“Çfarë do të bëj tani?” ishin fjalët plot dhimbje e trishtim në deklaratën e saj e cila shoqëronte fotografitë e postuara në instagram. Protagonistja e serialit “Apartamenti i Pafajësisë”, e cila u vlerësua për interpretimin e saj gjenial në këtë serial ku portretizoi personazhin e Safijes, ka treguar vazhdimisht dashurinë jo vetëm ndaj kafshëve shtëpiake por edhe atyre endacake!

Pak çaste pas ndarjes së lajmit të trishtë, fansat e saj të shumtë në numër, e ngushëlluan dhe i treguan asaj se e kuptonin.  Në reagimet e tyre, ata nuk i kursyen fjalët ngushëlluese e të ndjera.