Studioja e tatuazheve në Londër bën ofertën për heqjen falas të tatuazheve të Kanye West për fansat e penduar

Showbiz

Një studio tatuazhesh në Londër e quajtur ‘Nammastudios’, ka shpërndarë përmes rrjetit social Instagram,  njoftimin se do të hiqte pa asnjë kosto tatuazhet e reperit  Kaney West. Studioja fillimisht ndau postimin e një burri i cili shihej duke treguar krahët me një tatuazh që shkruhej “Mirupafshim”.

 Më vonë u postua një video e një ish-fansi i cili hoqi nga krahu një portret të West “Kur keni një tatuazh të frymëzuar nga dikush që e admironi dhe ai përfundon në qendër të vëmendjes për gjëra të gabuara… në studion tonë ne ofrojmë një përvojë fuqizuese, empatike dhe të teknologjisë së fundit për pastrimin e tatuazheve. Nëse ju dëshironi një ndryshim, ne jemi këtu për të ndihmuar”, deklarohej nga punonjësit e studios në postim.

Kompania Adidas ndërpreu gjithashtu bashkëpunimin me West dhe  në një deklaratë tha se ata ndërpresin bashkëpunimin me të, duke vënë në dukje se kjo kompani “ nuk e toleron antisemitizmin dhe çdo lloj tjetër të gjuhës së urrejtjes”. Në emër të klientëve, punonjësve dhe aksionarëve tanë, ne luftojnë urrejtjen dhe diskriminimin”.