“Falmi zot!” Ajka hedh hapat e saj të parë drejt të atit dhe Xhensila i filmon këto emocione

Showbiz

Që pas ditëlindjes së saj të parë, Besi dhe Xhensila kanë vendosur të tregojnë më shumë nga Ajka, sidomos në momentet e rëndësishme për të. Ajo ka mësuar të hedhë hapat e parë dhe Xhensila e ka filmuar kur shkon drejt Besit i cili ‘ia bën me hile’ dhe shkon mbrapa.
Ajo e ka publikuar në Instastory videon dhe ka shkruar në të: “Falmi zot”. Padyshim që ky ishte momenti më i bukur i së dielës për familjen. Këtë fundjavë ata kanë zgjedhur ta kalojnë në natyrë, larg zhurmës së Tiranës.