Martohet në fshehtësi të plotë aktori ynë i preferuar në serialin “Nusja nga Stambolli”!

Showbiz

“Nusja nga Stambolli” ka qenë një ndër serialet më të suksesshme që platforma Tring i ka sjellë publikut shqiptar në ekran. Padyshim që kasti i këtij seriali do të mbahet mend gjatë në memorien e shikuesve të serialit…
Njëri prej tyre, Berkay Hardal, është martuar në fshehtësi të plotë duke i suprizuar të gjithë. Berkay ka kurorëzuar në martesë dashurinë me aktoren Dilan Telkok. Çifti mbajti një ceremoni vetëm me të afërmit dhe miqtë më të ngushtë. Një javë më parë ata u fejuan dhe e ndan këtë lajm me publikun, por mesa duket martesën kanë preferuar ta shijojnë pak më në privatësi