Familja Istrefi në festë: Këtë herë për…

Showbiz

istrefi fam

Mbrëmjen e djeshme motrat Istrefi së bashku me vëllain e tyre Bledin, kanë vendosur të surprizojnë nënën e tyre për ditëlindje. Era, Nora dhe motra e tyre Nita kanë ndarë me ndjekësit në Instagram shumë momente nga kjo festë surprizë.

istrefi fam 1

Por ajo mbrëmje ka qenë padyshim një festë më e madhe se sa kaq, pasi rrallë ndodh që ata të jenë të gjithë së bashku për shkak të angazhimeve artistike, ndaj merret me mend se janë ngritur dolli edhe për hitet e reja të Erës , “Anything more” dhe “Purpose”.

istrefi fam 2

Nga ana tjetër, Nora po bën përgatitjet e fundit për programet festive. Familja Istrefi ka gjithmonë arsye për të festuar për aq kohë sa pjesë e saj janë këto artiste të mrekullueshme.

istrefi1fam