Fansat e ‘mbytën’ me kritika pasi kishte shkuar e lyer ditën kur do të lindte, reagon Chiara Ferragni “Mendoni se…”

Showbiz

Vetëm pak ditë më parë blogger-ja dhe sipërmarrësja e njohur italiane, Chiara Ferragni, u bë mama për herë të dytë. Ajo solli në jetë një vajzë të cilën e pagëzoi me emrin Vittoria, e cila sikundër vëllai i saj i madh, Leo, është bërë menjëherë personazh në rrjetet sociale të prindërve të saj të famshëm. Ashtu si edhe në shtatzëninë e parë, Chiara ka ndarë thuajse çdo moment për ndjekësit në Instagram, që nga momenti kur zbuloi se brenda saj rritej një qenie e re, e deri tek detajet e lindjes së dytë.

“Lindja e dytë ishte shumë e shpejtë, krahasuar me atë të Leos, i cili lindi para kohe për shkak të disa problemeve me placentën. Pata kontraksione të forta dhe të dhimbshme për vetëm 50 minuta. Më pas bëra epiduralin. E gjithë procedura e lindjes zgjati 4 orë, as nuk e kam ndjerë fare”. -u përgjigj ajo teksa lexonte disa prej pyetjeve të shumta që i bënë fansat e saj.

Një nga pyetjet më të shpeshta, që shkaktoi edhe shumë kritika, kishte të bënte me grimin e saj ditën kur lindi Vittoria. “Mendoni vërtetë se e kisha bërë në plan këtë gjë? Ditën kur solla në jetë vajzën, po realizoja një video për koleksionin tim të ri. Bëra grim në orën 18.00, ndërsa dhimbjet e lindjes më filluan në orën 21.00.  se Doktori më tha të shkoja atje menjëherë, kështu që nuk e çova ndërmend të hiqja tualetin më parë. Shkova e lyer dhe e krehur për shkak të punës,”-sqaroi Chiara.