Pas kaq shumë kohësh, Enca dhe Noizy bëhen sërish miq?

Showbiz

enc noz
‘Bow Down’ është një nga bashkëpunimet më të suksesshme të showbiz-it shqiptar, i cili gjatë vitit 2017 theu rekorde shikueshmërie. Për të gjithë ata që nuk e njohin, ‘Bow Down’ është bashkëpunimi i Encës dhe Noizy-t, të cilët dikur kanë qenë pjesë e të njëjtin grup. Mirëpo, këngëtarja dhe reperi u përfshinë në një sherr publik gjatë kësaj periudhe, i cili solli largimin e këngëtares nga grupi ‘OTR’.

Screenshot 20190322 204530 Instagram

Disa muaj më pas, Enca u detyrua të fshinte hitin në fjalë nga kanali i saj në ‘Youtube’ dhe vetëm pak orë më parë, ajo vendosi ta rikthente atë sërish. “Sërish në ‘Youtube’, e di që ju ka munguar”, ka shkruar këngëtarja në ‘Instastory’, duke bërë kështu të gjithë fansat të dyshojnë se ndoshta marrëdhënia midis saj dhe Noizy-t është kthyer si më parë. Kujtojmë se Enca dhe Noizy kanë qenë miq për një kohë të gjatë dhe kanë sjellë shumë hite.