«Gjeta vendin tim ideal në televizion, jam 100% LIVING» rrëfimi i Arjon Muçës si prezantues i My Living

Showbiz

arjoniliving

Prej gjashtë sezonesh My Living ka qenë në kërkimin tuaj dhe ka folur për JU. Ndër vite Bruna me Xhanin kanë zbuluar stilin tuaj, kanë mbledhur ide dhe i kanë sjellë në ekran. Çdo gjë që keni kërkuar deri më tani e keni gjetur dhe do vazhdoni ta gjeni në My Living. Përgjatë këtij rrugëtimi të gjithë kemi zbuluar veten dhe stilin tonë të të jetuarit. Prej katër vitesh “My Living” ka qenë momenti i vetëm televiziv, ku është treguar life-style shqiptar me të gjitha tendencat e tij; në modë, dizajn, ushqim, sport etj. Duke qenë një nga programet më të dashur të shqiptarëve, nuk kishte sesi të mos ktheheshim në një sezon të shtatë ! Largimi i Xhanit nga ky format u lajmërua në episodin e fundit të sezonit të mëparshëm, e prej ditësh në revistat online shkruhej për partnerin e ri televiziv të Brunës. PO, ai është Arjoni dhe në një intervistë për Living ai rrëfen më shumë për këtë rrugëtim që ka nisur!

arjoini

1.Pas pjesëmarrjes në një realityshow e daljes së parë publike, nuk u largove më nga ekrani! Mund të themi që televizionit është shndërruar në profesion tënd ?
Do të doja që me My living të quhej pikerisht kështu. Pas 10 viteve, nga te cilat 5 ne Radio Nrg në një program të përditshem dhe projekteve në të gjitha televizionet kombetare gjeta vendin tim ideal ne televizion.

2. A e ka Arjoni një pikë të fortë, pikë e cila i bën të gjithë njerëzit ta duan në ekran?

Nuk do të dija të të jepja një përgjigje të sakte, por ndoshta publiku ka vleresuar mënyren time të drejtpërdrejtë dhe koherencen time, duke thënë gjithmonë atë që mendoj , gjithashtu më pelqen puna dhe kudo ku kam punuar jam munduar gjithmonë të jap 110% nga vetja

3. Ke provuar magjinë e radios dhe dritat e skenës…ku e gjen veten më shumë?

Secila pervojë ka magjinë e saj, në radio pa dyshim ndihem vetëvetja por kur m’u ofrua mundësia të isha në një projekt si My living e pash qartë shkelqimin e skenës dhe nuk munda t’i rezistoja.

4.Pas shkëputjes disa vjeçare nga televizoni, mendon se ky është momenti yt?

Momenti krijohet me punë dhe perkushtim, çdo hap i të kaluares më ka sjelle këtu ku jam sot dhe çdo ditë puna do më ndihmojë të jem në momentet më të mira në vendet e duhur

arjoni

5.Do të jesh imazhi i një prej emisione më “living”, mendon se ky emision do të ndryshojë stilin tënd të jetesës ?

Mezi e prisja një mundesi të tillë, sepse kisha kohe në fakt që nuk rinovoja garderoben e kostumeve dhe të kemishave duke ju dedikuar me se shumti veshjeve sportive ahahah, dhe pa dyshim që kjo do ndikojë në jeten time sepse do ta shoqeroje ditën me më shume Glamour që këtej e tutje.

6.Çfarë do t’i japësh ti “My Living” dhe çfarë do të marrësh nga ky emision?

Bashkimi bën fuqine… une gjeta një staf të konsoliduar dhe shumë profesional, praktikisht My Living eshte si një femije që ecen vet dhe ka jeten e tij ne autonomi te plote, personalisht mendoj se do jem une qe do kem benefitet ne perqindje me te larte ne kete drejtim

7.Sa përputhet filozofia jote me atë të “My Living” Jeto bukur Jeto shendetshëm?

100% jeta ime eshte ne perputhje te plote me kete “slogan” perndryshe nuk do te isha perzgjedhur per kete format

8. Brunën, partneren tënde më të re të ekranit, e njeh jashtë botës së televizionit? Kur mësuam se ju do të ishit bashkëprezantuesi i emisionit komenti i parë që u bë në zyrën Living ishte se do të shkonit shumë ! Si e sheh veten krahë Brunës

Bruna eshte personi qe me ka shoqeruar ne daljen time te pare televizive ketu e 10 vite me pare, njihemi familjarisht dhe kemi marredhenie shume te mire dhe jashte ekranit. Ka nje respekt reciprok dhe nje besim te dy anshem. Bruna ishte personi i pare qe me dha lajmin e bukur te kesaj aventure te re dhe per te cilen doja ta falenderoja per lakimin e emrit tim ne kete projekt. Duke perfituar nga rasti doja dhe te falenderoja stafin drejtues dhe vete Xhanin per kalimin e kesaj stafete sepse ishte dhe ai promotor ne kete rrugetim.

Nuk na mbetet asgjë tjetër veçse të urojmë Arjonin në këtë rrugëtim e t’ju kujtojmë që My Living fillon prej datës 22 shtator, per t’ju shoqëruar çdo të shtunë ora 18:00 ne Living HD dhe ne oren 19:40 ne Vizion Plus! Nga FRENSIS LLOJI