Nik Xhelilaj në një serial me aktorët e njohur në turk, pjesë e skenarit: Të shajë në shqip! – Video

Showbiz

nikzhelala

Nik Xhelilaj është aktori shqiptar i cili është pjesë e serialit “Nefes Nefesse” që po transmetohet aktualisht në Turqi. Ai luan në rolin e një kosovari terrorist, i cili dashurohet me personazhin kryesor të filmit.

Në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”, Nik ka zbuluar se ka folur edhe në gjuhën shqipe. Teksa një grup po i merr vajzën nga makina, “Boran”, personazhi që luhet nga aktori shqiptar, nis të kërkojë që ta qëllojnë dhe të mos ia marrin atë.

Kështu në një moment, aktori shan në gjuhën shqipe. Ndërkohë bashkëngjitur me videon ai shkruan: “M’vrit mu ktu! Pa vdek unë at’goc nuk e merr ti!!!”.

Nik Xhelilaj luan krah aktorëve të njohur turq si Melisa Senolsun, aktoren e “Dashuri me qira” dhe Sukru Ozyildiz të cilin e kemi parë tek “Dielli i dimrit”!

 
 
 
View this post on Instagram

A post shared by NIK XHELILAJ (@nik_xhelilaj) on Sep 10, 2018 at 9:06am PDT