Jennifer Lawrence zbulon lidhjen e re?

Showbiz

jenn lawrence
Aktorja e njohur përflitet se është duke frekuentuar një djalë dhe se gjërat midis tyre po shkojnë mjaft mirë. Ata janë parë shpesh duke darkuar nëpër restorante të ndryshme dhe madje nuk janë përpjekur aspak të tregohen të fshehtë gjatë frekuentimit të tyre. Djali në fjalë, është drejtor i Galerisë së Arteve në New York.

cooke

Mediat e huaja raportojnë se dy të rinjtë janë takuar nga miq të përbashkët, të cilët kanë dashur “t’i rregullojnë” ata bashkë. 27 vjeçarha dhe Cooke Maroney, duket se shumë shpejt mund ta pranojnë publikisht lidhjen e tyre, pasi çdo gjë është duke ecur mjaft mirë për ta.