Vetëm dy javë pas lindjes, ja si duket Emina Cunmulaj me bikini!

Showbiz

emina mia
Më 23 maj modelja shqiptare Emina Cunmulaj u bë nënë për herë të dytë, pasi solli në jetë vogëlushen Mia Soraya. Dhe sot ajo vendosi që të na lërë të gjithëve pa fjalë, pasi tregoi trupin e saj vetëm 2 javë pas lindjes. “Mami u rikthye. 2 javë pas lindjes dhe i dashuroj format e mia të reja”, shkruan Emina në foton e postuar në Instagram.

emina gocat

Modelja pozon para pasqyrës së tualetit e veshur me rroba banje trupore dhe nuk do të dalloni asnjë shenjë të shtatzënisë. Të gjithë komentuesit e saj ishin të mahnitur dhe përgëzonin Eminën që kishte arritur të mbante linja të tilla, përmes një diete ushqimore të shëndetshme.

emina bikini