Fansat e ‘xhindosur’ me Kim: Mos e përdor vajzën për…

Showbiz

kimkardashian01
Kim Kardashian së fundmi ka publikuar disa fotografi si pjesë e reklamës së saj për produktet kozmetike. Në njërën prej tyre ajo shfaqet ‘topless’ duke mbajtur në krahë vajzën e saj, Chicago West. Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga fansat e saj, të cilët e kanë kritikuar që kanë përdorur vajzën për të përfituar më shumë nga linja e saj e ‘make up’-it.

Screenshot 31 6 e1540846225228 600x491

Ata mendojnë se Chicago është shumë e vogël për t’u përfshirë në të tilla fushata reklamuese. “Mendoja se do të ishte një fotografi e ëmbël me vajzën e saj, por jo qenka për promocion”, – ka shkruar dikush nga ndjekësit e saj. Kim shpesh vihet në shënjestër nga fansat e saj për të tilla raste, megjithatë duket se asaj nuk i interesojnë shumë fjalët e tyre.

2 Kim Kardashian and Chicago