Fansat kundër Klea Hutës: Këngëtarja i kthen përgjigje e revoltuar!

Showbiz

huta insta
Këngëtarja Klea Huta është përfshirë në një debat me fansat e saj të cilët e kanë kritikuar për veshjen që kishte zgjedhur në një darkë iftari, me rastin e Muajit të Ramazanit.
Klea ka shoqëruar një mikeshën e saj për darkë, por ajo që ka shqetësuar ndjekësit është veshja e këngëtares ku bluza ishte më e hapur seç “lejohet nga feja”.
“Iftar me këtë veshje?”, i shkruan një komentues.“E pse kështu? Si mund të shkosh ti në një iftar e veshur ashtu? Ku feja islame nuk e lejon”, shkruan një tjetër.

klea ifar

Ndërkaq, këngëtarja ka komentuar: “Injorantë të një kalibri shumë të lartë.” Përgjigje kjo, e cila gjithashtu po njësoj si fotografia, nuk është pritur aspak mirë nga fansat dhe është komentuar si një përgjijge tejet arrogante.