10 detaje që nuk i dinit për Gigi Hadid!

Showbiz

gigi elle
Të gjithë e dimë se Gigi Hadid është një nga modelet më të njohura dhe më të paguara në mbarë botën. Gigi gjithmonë është parë në pasarelat e markave më të njohura në Milano dhe Neë York. 24-vjeçarja nga Los Angelos shpesh është bërë dhe imazhi i kompanive të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por cilat janë 10 detaje, të cilat duhet t’i mbani mend kur bëhet fjalë për Gigi Hadid, mund t’i lexoni më poshtë;
• Gigi Hadidi ka lindur në 23 prill të vitit 1995 nga Yolanda Hadid dhe biznesmeni palestinez, Mohamed Hadid.
• Prindërit e saj u divorcuan në vitin 2000. Yolanda u zhvendos me tre fëmijët e saj në Montecito Calif. Në vitin 2010 ata u zhvendosën në Malibu.
• Gigi e ka nisur modelimin në moshën 4-vjeçare për ‘Baby Guess’, pasi mamaja e saj Yolanda ishte mike e ngushtë me krijuesin e kompanisë ‘Guess’ Paul Marciano.
• Në adoleshencën e saj Gigi ka marrë pjesë në lojërat olimpike për fëmijë. Ajo është marrë me kalërim si dhe ka qenë kapitene në lojën e volejbollit në shkollën e saj.

gigi anna sui lede
• Gigi vazhdoi studimet për psikologji kriminale. Ajo është e para nga familja e mamasë së saj që arriti të vazhdonte shkollën e lartë.
• Ajo rifilloi modelimin në vitin 2014 në javën e modës në Neë York për ‘Desigual’.
• Gigi arriti të ishte në kopertinën e revistës ‘Sports Illustrated’ në vitin 2014.
• Dashuria e saj e parë ka qenë Cody Simpson, i cili është një muzikant australian.
• Në vitin 2015 Gigi Hadid arrin të bëhet pjesë e super modeleve të ‘Victoria Secret’.
• Ajo u vendos si ambasadore për firmën ‘Tommy Hilfiger’ në dhjetor të 2015.