Motrat shqiptare, mahnisin publikun italian me zërin e tyre!

Showbiz

sinani

Mbrëmjen e ditës së djeshme janë transmetuar audicionet e fshehura në edicionin e radhës të ‘The Voice Italy’. Ky talent show shumë i rëndësishëm si gjithmonë mori vëmendjen e të gjithëve për performancat dinjitoze të të rinjve italianë. Por ajo që ka mahnitur të gjithë ka qënë performanca e dy motrave shqiptare Serena dhe Ina Sinani.

Dy motrat bukuroshe shqiptare performuan një ‘mashup’ të disa këngëve shqiptare dhe bënë rep duke i kthyer të gjithë anëtarët e jurisë.Ato u shfaqen me një stil shumë ndryshe dhe ranë në sy për vokalin e fuqishëm dhe ndërthurjen e zërave. Serena dhe Ina kanë marrë të drejtën për të vazhduar në fazat e tjera të programit.