Fansi i bën surprizën më të ‘çmendur’ Getoarit!

Showbiz

gettiii
Getoar Selimi është një ndër reperët shqiptarë më të dashur për publikun. Ai është konsideruar si babai i repit shqiptar dhe të shumë janë fansat të cilët e ndjekin në çdo hap të karrierës së tij. Së fundmi Getoari ka marrë një surpizë shumë të bukur nga një fans i tij.

getto

Ai ka postuar në Instastory një foto ku tregon se si fansi i tij ka bërë tatuazh gjithë krahun njësoj si ai. “S’kom fjalë, më ka surprizuar ky djali në Vlorë. E ka bërë dorën e vet si dora jeme”, është shprehur i emocionuar Getoari duke publikuar foton e fansit të tij.

getoar fans