Fansja më e zjarrtë e Zayn, qënka pikërisht mamaja e Gigi Hadid!

Showbiz

zayn gigi
Zayn Malik dhe Gigi Hadid u ribashkuan pak muaj më parë pas ndarjes së bujshme dhe më në fund po shijojnë kohën si të dashuruar në qetësi. Gjërat po shkojnë gjithmonë e më mirë, pasi dy të rinjtë tashmë kanë prezantuar edhe familjet e njëri-tjetrit.

yolanda

Nga ana tjetër arritjet vetëm shtohen, pasi së fundmi është bërë publike kopertina e ‘GQ’ për muajin shtator në të cilën ndodhet pikërisht Zayn dhe vjehrra e tij nuk ka duruar dot pa ndarë një foto të kopertinës teksa e mban në duar. Këngëtari si një dhëndër i devotshëm e ka ndarë me të gjithë këtë foto të veçantë, duke na njohur me fansen më të zjarrtë të tij.

Lexoni gjithashtu:Kthehet pas 5 vitesh mungesë, Avril Lavigne tregon se ka rrezikuar jetën…