Fejohet Hilary Duff me partnerin e saj Matthew Koma…

Showbiz

Hilary Duff është fejuar me partnerin e saj MatthewKoma. Këtë lajm e ka bërë publik vetë aktorja duke publikuar një foto të të dyve dhe sigurisht, unazën prej diamanti në dorën e saj.
Bashkangjitur fotos Hilary shkruan; – “Ai më kërkoi të jem gruaja e tij” ndërkohë në postimin e bërë nga partneri i saj shkruante: “I kërkova shoqes sime të ngushtë të martohej me mua. Ajo tha po!”


Përsa i përket romancës që po jeton tani, lidhja e tyre ka patur periudha të vështira.
“Tani po shkon shumë mirë. Dua të them, është hera e tretë që ne dalim bashkë dhe besoj që Selena Gomez ka shumë të drejtë kur thotë se koha është një faktor i rëndësishëm. Hera e tretë është gjithë sharm!!”