Selena Gomez heq dorë përfundimisht nga…

Showbiz

selena
Mësohet se këngëtarja dhe aktorja, Selena Gomez, ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm për jetën e saj. Ajo ka vendosur të largohet për një kohë të gjatë nga bota e të famshmëve për të jetuar një jetë të qetë larg vëmendjes mediatike. Ky vendim i papritur ka ardhur pasi në jetën e saj gjërat nuk po ecin siç duhet dhe gjendja e saj shëndetësore nuk është e mirë. Që pas transplantit të veshkës, Selena ka kaluar shumë situata të vështira në jetën e saj, për një pjesë të së cilës është përgjegjëse fama dhe të qenit në qendër të vëmendjes.

gomez

Ndarja nga Justin Bieber e ka lënduar shumë këngëtaren dhe ajo vazhdon ende të vuajë. Por një arsye e fortë është edhe ngjarja e pak javëve më parë kur babai i një adoleshenteje akuzon Selenën se është ajo fajtore për vetëvrasjen e së bijës. Të gjitha këto arsye e bënë Gomez të nxjerrë në shitje rezidencën e saj në Los Angeles dhe pas disa javësh pushimi ajo do të shpërngulet përfundimisht në Texas ku do të jetë një qytetare e thjeshtë, larg famës apo çdo angazhimi tjetër.