Njihuni me 3 serialet e reja turke të cilët nisin së shpejti në Tring

Programe

3serituek

Edhe pse ndodhemi në periudhë pushimesh, Tring ka vendosur të mos pushojë. E ndërsa shumë seriale janë në trasmetim disa prej tyre do të përfundojnë në muajin Gusht për t’i lënë vendin disa të rinjve.

Seriale Turke3

Kështu gjatë muajit Gusht seriali “Përralla e pafajsisë, Mejrem” do të mbarojë dhe menjëherë do të nis trasmetimin seriali “ Një histori nga Bodrumi ”, prodhim që pritet të ketë audiencë maksimale ku në qender është ndërthurja e brezave me një nga aktorët kryesor Murat Aygen, që për publikun është bërë i njohur në rolin e Xhan në serialin “Nusja nga Stambolli”.

Seriale Turke9

Një tjetër serial që pritet tju mbaj të mbërthyer pas ekranit është “Pavarësisht dashurisë”. Një komedi romantike i cili do të trasmetohet në oraret e serialit “Dhoma 309” në kanalin 3PLUS dhe Jolly HD i cili do të njohë publikun tonë me një aktor të ri por shumë të talentuar e një yll në ngjitje sipas mediave turke dhe ndërkombetare, Can Yaman.

Seriale Turke6

Por nuk përfundon këtu, në fillim të sezonit të vjeshtës që përkon dhe me mbarimin e serialit “Perla e Zeze” Tring ka arritur të siguroj të drejtat e një prej serialeve më të bukur “Hena e Plote” me aktoren shumë të dashur të momentit por dhe shumë të njohur Ozge Gyrel dhe Can Yaman. Historia e një biznesmeni të njohur dhe kuzhinieres së restorantit të tij e cila nis me grindje të vazhdueshme dhe gradualisht shndërrohet në një marrëdhënie afatgjatë.

Por duke qënë se jemi në periudhe pushimesh, për të gjithë ato që kanë humbur episodin e rradhes, MY TRING IPTV ka dhe një mundësi tjetër me kategorinë VOD (VIDEO ON DEMOND) ku jeni ju që vendosni kohën e përshtatshme për serialet tuaja të preferuar.