Ndër serialet më të suksesshëm në Turqi, tashmë çdo të enjte në ekranin e Tring

Programe

mosmaleshod

Pas suksesit në serialin “Zonja Fazilet dhe të bijat”, Alp Navruz vjen përsëri në ekranin e Tring. Së bashku me një nga aktoret më premtuese në Turqi, Alina Boz, dy aktorët më të kërkuar të momentit vijnë në ekranin e Jolly HD me serialin “Mos ma lësho dorën”.

almegruan.jpg

Ky serial ishte një sukses i padiskutueshëm në Turqi. Në pak kohë, Alp dhe Alina u kthyen në çiftin më të përfolur në rrjetet sociale. Sipas të dhënave nga ‘Digilup’, vetëm brenda një jave ka patur plot 36,016 poste drejtuar Alina Boz dhe 42,739 poste për Alp Navruz duke i kthyer dy aktorët në figurat më të dashura të ekranit.

diziler-elimi-bırakma.13_1.jpg

Në qendër të këtij seriali është një vajzë e quajtur Azra e cila studion në Amerikë për tu bërë një shefe profesioniste kuzhine, ashtu si i ati. Teksa udhëton me avion, ajo njihet me Cenk, nipin e Ferida Celen dhe gabimisht ngatërron çantën me të. Kështu do të nisë një histori e bukur dashurie…

“Mos ma lësho dorën”, çdo të enjte, ora 21:00 në Jolly HD